Garet Bejll është i detyruar të mungojë në dy miqësoret që do të luajë skuadra e Uellsit kundër Francës dhe Panamasë. Sulmuesi i Real Madrid nuk luan, që nga dëmtimi muskulor i pësuar kundër Borussia Dortmund, më 26 shtator, pavarësisht se u grumbullua në një moment të parë nga Kris Koleman, sepse u mendua se mund të riaftësohej në kohë për të qenë në fushë në Paris, në ndeshje e së premtes, por mjekët kanë dalë në përfundimin se është më mirë që 28-vjeçar të vazhdojë riaftësimin në Madrid.
Të mërkurën në mëngjes, gjatë konferencës për shtyp, Koleman e publikoi emrin e Bejll në listën e futbollistëve që do të grumbulloheshin, duke thënë se do të merrte konfirmim e Real Madrid, që kishte monitoruar gjendjen e futbollistit që ka kushtuar 100 milionë euro.
Pikërisht nga mjekët “merengues” erdhi konfirmimi se Bejll nuk mund të luajë asnjë minutë me përfaqësuesen dhe që do të kthehet në stërvitje me intensitet të plotë vetëm pas 10 nëntorit. Në vend të Bejll, trajneri Koleman ka grumbulluar, Tom Bradshav, sulmuesin e Barnsli.