Reali nuk e lë pas dore merkaton

Pavarësisht krizës që po kalon Real Madrid nuk e lë pas dore merkaton, sidomos tregun brazilian të talenteve të futbollit. Emri i radhës që ka përfunduar në radarët e madrilenëve është ai i Gabriel Veron, 15-vjeçari që përflitet si xhevahiri i futbollit në Brazil. Lojtari ra në sy të spanjollëve në fitoren në finalen e Botërorit të klubeve për të rinj pikërisht ndaj Real Madrid verën e kaluar ku shënoi 1 nga 4 golat e ndeshjes. Emisarët e Perez kanë vijuar ta vëzhgojnë dhe kanë mbetur të impresionuar dhe janë gati të bëjnë një ofertë për të.

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com