Reali mund të fitojë 300 milionë euro këtë verë nga rezervat

6

Reali i Madridit ka shpenzuar 315 milionë euro këtë verë për përforcime, por kjo është pjesa më e lehtë, çdo futbollist ëndërron të shkojë te Reali. Pjesa më e vështirë nis tani, sepse Reali duhet të rregullojë bilancin dhe të arkëtojë
mjaftueshëm jo vetëm për të respektuar Fair Play nanciar, por edhe për të blerë lojtarë të rinj.

Paul Pogba mbetet objektivi madhor i trajnerit Zinedine Zidane, i cili e konsideron skuadrën të kompletuar në çdo drejtim nëse rmos francezi i Manchester United, por duhet një thes me para, sepse është një investim që kalon 150 milionë eurot. Megjithatë, Reali është në një poizicion jashtëzakonisht komod, sepse ka në dispozicion shumë lojtarë nuk i hyjnë në punë trajnerit, por që në treg kanë vlera të frikshme.

Deri më sot Reali ka arkëtuar 120 milionë euro nga 4 lojtarë stoli: Mateo Kovacic (€45m), Marcos Llorente (€35m), Raul De Tomas (€20m) dhe Theo Hernandez (€20m), si dhe kanë fituar rreth 12 milionë euro nga transferimi i mbrojtësit Hermoso nga Espanyol tek Atletico Madrid.

Në javët e ardhshme pritet të shiten ose huazohen emra si Mariano Diaz, Jesus Vallejo, Borja Mayoral e Dani Ceballos, me këtë të fundit që ka një vlerë të madhe në treg.

Sfida reale është të merret maksimumi për lojtarë si Isco, James e Gareth Bale, lojtarë me emër të madh dhe mjaft të rëndësishëm për Realin vitet e fundit, por që tashmë nuk kanë asnjë ofertë, për shkak të kostos së frikshme.

Pikërisht mungesa e ofertave për Gareth Bale ka paralizuar Realin, që shpresonte ta përdorte uellsianin si mjet shkëmbimi për Paul Pogba, por çuditërisht Manchester United tashmë nuk e do më anësorin e Realit. Edhe vetë Bale nuk e vret mendjen dhe kërkon të vijojë në Madrid, pavarësisht se e di që është thjesht rezervë luksi tani e tutje.

Disi më ndryshe diskutimi për James dhe Isco, sepse të dy pëlqehen shumë nëpër Europë, popr Reali duhet të bëjë ndonjë ulje çmimi.

Comments are closed.