Real Madridi do të përjetojë një revolucion total në verë, pasi sezoni aktual është skandaloz. Madrilenët nuk kanë fituar asnjë trofe dhe po marrin vetëm humbje të turpshme. Trajneri Zinedine Zidane u rikthye me kërkesa të qarta. Ai do të ndryshojë rozën e ekipit.
Lojtari i radhës që ka mësuar se nuk do të vazhdojë më me madrilenët është Keylor Navas. Programi “Jugones de La Sexta” raporton se kostarikani ka marrë lajmin nga drejtuesit e klubit. Ai do të jetë titullar në ndeshjen kundër Betisit në “Santiago Bernabeu” në mënyrë që të përshëndetet me tifozët.
Ai largohet me një rekord shumë të mirë, pasi ka fituar 3 Champions League, 1 kampionat, 2 Superkupa Europe, 4 Kupa Bote për klube dhe 1 Superkupë në Spanjë. Portieri ka luajtur 9 ndeshje në formacion këtë sezon, ndërsa 24 i ka kaluar në stol.