Real Madridi e ka nisur mbarë mbrojtjen e titullit në Ligën e Kampionëve, duke shënuar fitore bindëse ndaj Romës. Isco shënoi një supergol në minutën e 45 nga gjuajtja e lirë, transmeton Koha.net. Në pjesën e dytë Bale dyfishoi epërsinë pas asistimit nga Modriqi. Kurse në minutën e 90+2 Mariano e bombardoi portën e Romës për rezultatin përfundimtar 3 me 0.