Bale, Hazard, Marcelo, Asensio, Vasquez dhe Nacho, që të gjithë nuk janë të gatshëm për ndeshjen e së shtunës kundër Espanyol. Real Madridi do të ketë punë me Espanyolin xhiron e ardhshme, sfidë që do të zhvillohet nga ora 13:00 në “Santiago Bernabeu”.
Për këtë ndeshje, Zinedine Zidane s’do të ketë në dispozicion lojtarë si Marco Asensio, Lucas Vasquez të dëmtuar prej kohësh, derisa listës së lëndimeve i janë shtuar edhe Eden Hazard, Gareth Bale dhe Marcelo.
Nuk është ftuar sërish Mariano, derisa Vinicius Junior është në mesin e 19 të ftuarve dhe ka një mundësi ideale që në mungesë të Hazard dhe Bale, të bëjë në fushë atë që bënte vitin e kaluar me Santiago Solarin, raporton Gazeta Express, përcjellë gazeta Koha. Është ftuar edhe Brahim Diaz.
Futbollistët e ftuar nga Zinedine Zidane për ndeshjen e së shtunës: