Reali me ofertë marramendëse për Kinin

25

Ndonëse te Totenhemi të gjithë e mohojnë, Reali i Madridit po ngulmon gjithnjë e më shumë për të marrë shërbimet e sulmuesit anglez, Harri Kin. Mediat angleze raportojnë se së fundi spanjollët kanë bërë edhe një ofertë konkrete, me qëllim transferimin e sulmuesit që në muajin janar. 150 milionë euro dhe kartonin e Geret Bejll, është oferta e Realit, për të marrë sulmuesin e Totenhemit, ndërsa tani topi është në fushën e londinezëve. Bale vlerësohet rreth 50 milionë euro nga madrilenët, që në total përllogarisin një kosto prej 200 milionë eurosh për sulmuesin. Nga ana tjetër, uellsiani është gjithashtu një futbollist që ka shkëlqyer te Totenhemi, para se të shkonte në Madrid dhe një rikthim do të mirëpritej nga tifozët.

Comments are closed.