Shkup, 8 gusht – Ka përfunduar finalja e Super Kupës së UEFA 2017, ku fituese e trofeut është skuadra e Realit të Madridit. Në një atmosferë jashtëzakonisht e mirë, në stadiumin “Telekom Arena” në Shkup, madrilenët triumfuan me rezultatin 2:1, bën të ditur gazeta KOHA.
Kasemiro në minutën e 24 e kaloi në epërsi Realin, ndërsa në pjesën e dytë Isko, i cili u shpall futbollisti më i mirë i ndeshjes finale, shënoi për 2:0.
Lukaku shënoi për Mancesterin duke rikthyer shpresat, por deri në fund rezultati nuk ndryshoi dhe me plot meritë djemtë e Zinedin Zidan fituan trofeun e Super Kupës.
Ajo që vlen të përmendet është se Kristiano Ronaldo në këtë ndeshje u aktivizua në minutën e 80-të lojës, për shkak se ylli portugez ekipit iu bashkua të martën dhe Zidan vendosi ta len në bankën rezerve. Por edhe përkundër kësaj, Reali u tregua e fortë dhe në fund iu gëzua trofeut të Super Kupës.
Ndërkohë, në fishkëllimin e fundit të referit kryesor, një tifoz hyri në fushë, me cka sigurimi reagoi dhe e largoi nga fusha. (Koha.mk)
Reali “mbret” edhe në Shkup
Leave a comment