Reali Madridi heq kryqin nga stema e klubit

“Marka”, një operator me bazë në Dubai i shitjeve me pakicë, njoftoi një ngjarje të martën, se kishte nënshkruar një kontratë pesëvjeçare, e cila i jep asaj të drejta ekskluzive për prodhimin, shpërndarjen dhe shitjen e produkteve të Real Madridit në të gjithë “GCC” (Këshilli i Bashkëpunimit për Shtetet Arabe të Gjirit).. Duke folur në këtë ceremoni, Khalid Al Muhairi, zëvendëspresident dhe drejtor menaxhues i “Marka”, ka deklaruar se ai pret që marrëveshja të ofrojë rreth 11 milionë $ në vit gjatë pesë viteve, ose 54.5 milionë $ në total. “Këto produkte nuk do të jenë në dispozicion kudo tjetër në botë. Unë mendoj se kjo marrëveshje do të japë përfitime për “Marka”, – tha Al Muhairi. Ai nuk pranoi të bëjë të ditur se sa para kishin paguar si kompani për të drejtat e licencimit. Artikujt do të shiten në 11 pika të veçanta, përveç dyqaneve zyrtare të vetë Real Madridit.
Kur u pyet për specifikat e këtyre pikave të shitjes, Al Muhairi përmendi se produktet do të shiten në “Paris 68”, një dyqan i ri me pakicë, që do të fillojë të veprojë në sektorin e shitjes këtë viti. Ai pritet të zbulohet së shpejti. Por, një “kleçkë” duket se qëndron pas kësaj marrëveshjeje, produkteve të Real Madridit, që do të tregtohen nga kjo kompani në këtë pjesë gjeografike të botës (vende arabe). Klubi madrilen ka dhënë dakordësinë që kryqi të hiqet nga logoja e tij, saktësisht në pjesën më kulmore të stemës. Ky ka qenë kusht i parashtruar prej kompanisë nga Lindja e Mesme. Ky lajm është konfirmuar edhe nga zëvendëspresidenti i “Marka”, Khaled Al Meheri, i cili ka zbuluar se emblema me kryq e “Los Blancos” nuk do të përdoret më në këto vende.