Real Madridi e ka mundur 1-0 Atalantën në ndeshjen e parë, duke marrë fitore të madhe para sfidës së kthimit në Di Stefano. Me një lojtar më shumë në fushë, Real Madridi ka arritur të marrë fitore të madhe në Itali, duke e mposhtur 1-0 Atalantën.
Vendasit luajtën nga minuta e 17’ me një lojtar më pak, pasi Remo Freuler u përjashtua me të kuq, pas një ndërhyrje në Ferland Mendy. Kjo ndikoi te Atalanta që pjesën më të madhe të lojës, u desh të mbrohej nga sulmet e njëpasnjëshme të Realit, ani pse nuk kishin për këtë ndeshje lojtarë si Hazard, Benzema, Ramos, Carvajal etj.
Pas shumë tentimeve, ekipi i Zinedine Zidane arriti që të shënojë atë golin e famshëm si mysafirë në Champions League, që vlen shumë për ndeshjen e kthimit dhe në fund fitoi 1-0. Ferland Mendy ishte ai që ia siguroi fitoren Realit me një supergol në minutën e 86’.
Sfida e kthimit do të zhvillohet në Alfredo Di Stefano me 16 mars.