Real Madridi do ta arrijë finalen e katërt në Ligën e Kampionëve në pesë vitet e fundit nëse triumfon ndaj Bayern Munichut sonte në gjysmëfinale të kësaj gare. Reali do të jetë nikoqir i Bayernit në “Santiago Bernabeu” në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve sonte në orën 20:45.
Skuadra e Zinedine Zidane tashmë është me një këmbë në finalen e Kievit pasi e fitoi ndeshjen e parë në Munich me rezultat 2-1 një javë më parë, dhe do të ketë vetëbesim për ta kryer punën në “Bernabeu”. Zidane nuk do të mundë të llogarisë në shërbimet e mbrojtësit të djathtë, Dani Carvajal dhe mesfushorit Isco, por lajm i gëzueshëm është rikthimi i Nachos, dhe pse ai nuk pritet të startojë.
Te Bayerni do të ketë më shumë mungesa, me lojtarë kycë si Arjen Robben, Jeremy Boateng, Manuel Neuer, Arturo Vidal dhe Kingsley Coman që nuk janë ftuar për shkak të dëmtimeve.