E ardhmja e Jerome Boateng, mund të jetë në La Liga në radhët e Real Madrid. Prestigjiozja “Kicker” raporton se mbrojtësi gjerman po shqyrton mundësin e largimit nga Bayern Munich pasi raportet e tij me trajnerin Carlo Ancelotti nuk janë fortë pozitive, me këtë të fundit që nuk e preferon më si titullar pas dëmtimit. Bosi i Real Madridit, Zinedine Zidane është i prirur për të sjellë në Madrid një mbrojtës të klasit të lartë pasi Pepe sipas të gjitha gjasave do të largohet në fund të sezonit. Pepe ka oferta nga Kina, Galatasaray dhe Inter dhe Zidane dëshiron një zëvendësues për portugezin përpara se ai të largohet gjatë merkatos së verës.
“Kicker” pretendon se Boateng do të jetë në shënjestër nga Real nëse Bayern vendos ta shesë. 28-vjeçari dëshiron siguri nga Ancelotti se ai do të jetë pjesë e formacionit në sezonin e ardhshëm. Boateng ka luajtur vetëm 20 ndeshje për Bayern këtë sezon dhe në takimin e së shtunës kundër Leipzig ishte rezervë. Sipas “Kicker” Bayern ka gjasa të kërkojë rreth 40 milionë euro për Boateng. Megjithatë, ata nuk janë nën presion për ta shitur mbrojtësin e qendrës pasi ai është nën kontratë me klubin deri në vitin 2021.