Skuadra e Real Madridit ka shprehur interesim për mbrojtësin e majtë të Bayern Muenchenit, David Alaba raporton “Goal.com”. Bëhet e ditur se te Reali janë të gatshëm të paguajnë 55 milionë euro dëmshpërblim për të transferuar Alaban në fund të këtij edicioni, përcjell Koha Ditore, transmeton gazeta KOHA.
Ai te klubi spanjoll shihet si zëvendësim për brazilianin Marcelo për të cilin raportohet se tashmë ka arritur marrëveshje me Juventusin. Alaba 31-vjeçar, këtë edicion ka 32 ndeshje në të gjitha garat me Bayernin, duke realizuar dy gola dhe asistuar katër herë. Ai prej vitit 2011 është pjesë e Bayernit, ekip më të cilin ka kontratë deri në verën e vitit 2021.