Mauricio Pochettino është kandidati kryesor për të zëvendësuar Zinedine Zidanen në postin e trajnerit te Real Madridi, ka njoftuar “Marca” të mërkurën. Mësohet se madrilenët tashmë kanë kontaktuar Pochettinon pas rezultateve të dobëta të Zidanet këtë edicion. Zidane ka kontratë me Realin deri në vitin 2022 dhe nëse në tri ndeshjet e ardhshme: me Sevillan, Borussia Moenchengladbachun e Atletico Madridin nuk shënon fitore, atëherë do të shkarkohet.
Pochettino është i papunë prej se u largua nga Tottenhami vitin e shkuar dhe te Reali po shihet si zgjidhje e duhur. Në rast se dështon marrëveshja me Pochettinon, atëherë Raul Gonzales, që është trajner i ekipit të dytë të Realit, mund ta zëvendësojë Zidanen deri në fund të këtij edicioni.