“Los Blancos” synojnë ta transferojnë mesfushorin francez të Chelseat gjatë kësaj vere. Real Madridi ka shfaqur interesim për futbollistin e Chelseat, N’Golo Kante.
“Los Blancos” e kanë bërë gati një ofertë për mesfushorin francez, shkruan mediumi britanik “Express Sport”. “Blues” janë të interesuar për transferimin e yllit të Bayer Leverkusenit, Kai Haverts. Me këtë rast, Kante mund të largohet nga “Stamford Bridge” për t’i bërë vend futbollistit gjerman.
Ndërkohë, interesim për kampionin e botës me Francën ka shfaqur edhe Interi në Itali. Chelsea i kërkon 70 milionë euro për Kanten.