Real Madridi edhe një herë ka treguar se pse është klube më i trofeshëm në Ligën e Kampionëve.
Në ndeshjen e sotme ndaj PSG-së, 12 herë kampioni i Evropës shënoi fitore prej 3 me 1, raporton Koha.net.
PSG-ja e nisi më mirë takimin duke kaluar në epërsi përmes Rabiotit në minutën e 33, por Ronaldo u kundërpërgjigj për mrekulli në pjesën e mbetur të lojës.
Lojtari më i mirë në botë, Cristiano Ronaldo shënoi dy herë për ta përmbysur rezultatin, kurse golin e tretë e shënoi Marcelo në minutën e 86.
Kjo është një fitore e rëndësishme e Realit në 1/8 e finales, por kush do të vazhdojë tutje në Ligën e Kampionëve do të vendoset më 6 mars në “Parkun e Princave”.