Christian Eriksen është objektivi kryesor për janar, ndërsa “Los Blancos” i pëlqejnë edhe Fabian Ruizin e Napolit dhe Donny van de Beekun e Ajaxit. Real Madridi po planifikon t’i bëjë tri përforcime në afatin kalimtar të janarit. “Los Blancos” duan ta përforcojnë ekipin e tyre për pjesën e dytë të sezonit, shkruan e përditshmja spanjolle “Marca”, përcjell Gazeta Express, transmeton gazeta Koha.
Objektivi kryesor i 13 herë kampionit spanjoll duket të jetë Christian Eriksen. Mesfushorit danez do t’i skadojë kontrata me Tottenhamin verën e ardhshme, por Reali mund të tentojë ta blejë atë muajin e ardhshëm.
Gjithashtu, klubi spanjoll i ka në radar edhe Fabian Ruizin e Napolit dhe Donny van de Beekun e Ajaxit. Nëse jo gjatë janarit, ata do të mundohet t’i sjell në “Santiago Bernabeu” gjatë verës së ardhshme.