Raphael Varane është një nga emrat e përfolur për t’u larguar në verën e ardhshme nga Reali i Madridit. Mbrojtësi francez ka oferta të rëndësishme në tavolinë, por nuk do të jetë e lehtë pasi Zinedine Zidane e dëshiron ende në skuadër, ndaj dhe klubi ka një plan për ta bindur. Në ditët e ardhshme drejtuesit do t’i prezantojnë mbrojtësit një ofertë të rëndësishme rinovimi që e përmirëson pagën e tij nga 6 milionë në 9 milionë euro në vit, pa përfshirë bonuset në rast fitimi të trofeve. Ka optimizëm në klubin madrilen se rinovimi dhe besimi që ka Zidane ndaj tij të ndryshojnë planet e lojtarit për t’u larguar.