Talenti i Manchester City, Brahim Diaz, do të transferohet në Spanjë në merkaton e janarit. Real Madridi dhe “Qytetarët” kanë rënë dakord për transferimin e Diaz në “Santiago Bernabeu” që në fillimit të vitit 2019, edhe pse kontrata e tij skadon në qershor. Kampionët e Europës janë gati të paguajnë 15 milionë euro, plus bonuset, në mënyrë që ta marrin 19-vjeçarin në janar. Diaz do të nënshkruajë me madrilenët një kontratë 6-vjeçare dhe do të përfitojë rreth 3.5 milionë euro në sezon.