Reali i Madridit e mbyll vitin 2017 në vendin e parë të renditjes së klubeve nga UEFA. Kampionët e Botës në dy edicionet e fundit kanë një koeficient prej 148 000 pikësh, ndjeshëm të shkëputur nga Barcelona që është e dyta me 126.000 pikë.
Në vendin e tretë Bayerni i Mynihut, që ndiqet nga një tjetër spanjolle, pikërisht Atletico e Madridit. Në vendin e pestë vjen skuadra e parë italiane, pikërisht Juventusi. Më pas me radhë PSG, Sevilla, Manchester City, Borussia e Dortmundit dhe mbyll 10-shen më të mirë Benfica.
Edhe sa u përket kampionateve vazhdon të dominojë La Liga spanjolle, që ndiqet nga Premier League, Seria A dhe Bundesliga.
1 – Real Madrid 148 000 (pikë)
2 – Barcelona 126 000
3 – Bayern Mynih 125 000
4 – Atletico Madrid 122 000
5 – Juventus 120 000
6 – PSG 109 000
7 – Sevilla 108 000
8 – Manchester City 97 000
9 – Borussia Dortmund 95 000
10 – Benfica 95 000