Skuadra e Milanit ka njoftuar se Gianluigi Donnaruma ka vendosur për të mos e vazhduar kontratën, e cila skadon në vitin 2018. Ata njoftojnë se lojtari do të qëndrojë edhe një edicion dhe se nuk do të pranojnë shitjen e tij gjatë kësaj vere. Sipas gazetarit të njohur italian, Gianluca Di Marzio, e vetmja skuadër që ka interesim për portierin është Real Madrid.
Trajneri Zinedine Zidane edhe këtë sezon do ia besojë portën portierit Keylor Navas, por nga edicioni i ardhshëm në vend të tij do të vijë Donnaruma. Përveç Realit, për lojtarin interesim ka shprehur edhe Juventus, sepse vitin e ardhshëm legjenda Gianluigi Buffon do të pensionohet nga futbolli aktiv.