Reali i hapur ta huazojë anësorin Bale

Real Madridi është i gatshëm që ta lëshojë në huazim anësorin Gareth Bale, pasi nuk po gjen ndonjë klub që mund të shpenzojë aq sa kërkojnë mbretërit për të. Marca raporton se uellsiani nuk bën pjesë në planet e Los Blancos në sezonin e ardhshëm, prandaj dëshirojnë ta largojnë nga Santiago Bernabeu.Mirëpo, duke qenë se klubet e interesuara hezitojnë të shpenzojnë shuma të majme për të, atëherë në opsion është huazimi.

Manchester Unitedi dhe ish-klubi i Bale, Tottenham Hotspur, dëshirojnë ta kenë në skuadër 29-vjeçarin. Padyshim se mundësia e huazimit do t’i inkuadrojë në garë edhe disa klube të tjera.