Brazliani Marcelo duket gjithnjë e më larg Real Madridit. Të paktën këtë nënkuptojnë zërat e fundit që vijnë nga merkatoja, sipas të cilave drejtuesit e klubit janë vënë në lëvizjë që tani për të gjetur një zëvëndësues sa i përket krahut të majtë të mbrojtjes. “Los Blancos” po ndjekin me shumë interes mbrojtësin e Ajax, Nicolas Tagliafico, i cili është duke bërë një sezon mjaft të mirë me “harkëtarët”.
Argjentinasi do të shërbente si alternativë për Sergio Reguilon, që së fundmi po gjen shumë hapësira në “Bernabeu”. Verën e kaluar, Tagliafico u kërkua me insistim nga Arsenal, por klubi holandez i rezistoi të gjitha ofertave. I bashkuar me Ajax janarit e vitit të kaluar, 26-vjecari ka një kontratë deri në qershor të vitit 2022.