Sipas të përditshmes spanjolle “AS”, krerët e klubit të Real Madrid janë të gatshëm të largojnë uellsianin Gareth Bale për një shifër rreth 130 milionë euro.
Drejtuesit e Los Blancos tashmë kanë njoftuar edhe menaxherin e sulmuesit uellsian, Jonathan Barnett, në mënyrë që këtë gjë t’ua komunikojë të interesuarve.
Real Madrid po përgatit një revolucion të vërtetë dhe do të tentojë të realizojë një arkëtim domethënës, që të mundësojë zotërimin e një shume të madhe parash, për të mos u kushtëzuar nga “Fair Play” financiar.
Manchester United mësohet të ketë shfaqur një interesim për rikthimin e uellsianit në Mbretërinë e Bashkuar, por shpenzimi duket shumë i konsiderueshëm.