Real Madridi nuk e ka ndërmend të heq dorë nga Kylian Mbappe. “Los Blancos” synojnë ta transferojnë sulmuesin francez në verën e vitit 2021. Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja spanjolle “Sport”, përcjell Gazeta Express, transmeton gazeta Koha. Madrilenët e duan qe një kohë 20 vjeçarin, por e shohin të vështirë transferimin e tij verën që vjen.
Mbappe ka kontratë me Paris Saint-Germainin deri në vitin 2022. Prandaj, gjiganti spanjoll shpreson që përfaqësuesi francez të mos e vazhdojë kontratën dhe ta transferojë atë në vitin e fundit të saj.
Mbappe është sot njëri prej futbollistëve më të mirë të rinj në botë.