Me rastin e 100 golave të shënuar në garat evropiane, Cristiano Ronaldo është nderuar me fanellë speciale nga Real Madridi. Florentino Perez ishte i pranishëm në seancën stërvitore të ditës së sotme për t’i dhënë Ronaldos fanellën me numër 100, në shenjë të golave të tij që ka shënuar në Ligën e Kampionëve. Ky është një rekord tjetër për lojtarin më të mirë në botë i cili bëhet lojtari i parë që arrin këtë shifër. Ndeshja e ardhshme e madrilenëve është të shtunën, duke filluar nga ora 16:15 kundër Sporting Gijon.