Chelsea ka marrë një lajm fantastik në lidhje me të ardhmen e Eden Hazard. Eden Hazard mund të qëndrojë deri në fund të karrierës së tij te Chelsea. Duket se ëndrra e belgut për tu transferuar te Real Madridi ka marrë fund.
Skuadra spanjolle është duke tentuar ta transferojë Neymarin, pasi Barcelona ka hequr dorë nga transferimi i tij. Real Madrid është fokusuar tani në transferimin e brazilianit, andaj Hazard do të qëndrojë te Chelsea.