Reali e ka të vështirë të transferojë Mbappen

21

Para çdo afati kalimtar spekulohet se Kylian Mbappe do të largohet nga Paris Saint-Germaini për një mega-transferim te Real Madridi. Mirëpo, sipas Le Parisien, tifozët e Los Blancos duhet akoma të presin, pasi që transferimi nuk do të ndodhë në verën e ardhshme. Pandemia e koronavirusit u ka shkaktuar humbje të madhe klubeve, ndërsa në mesin e tyre janë edhe Loso Blancos.

Për këtë arsye, klubi spanjoll nuk mund ta financojë një transferim eventual të anësorit francez në sezonin e ardhshëm. Reali është duke shqyrtuar opsione të ndryshme për shitjen e lojtarëve apo përfshirjen e tyre në marrëveshje, mirëpo akoma nuk e ka gjetur formulën e duhur që ta ketë në skuadër Mbappen.