Reali e dëshiron me çdo kusht Icardin

Mauro Icardi është njëri nga sulmuesit më të kompletuar në Serie A dhe jo vetëm. Argjentinasi po kalon nëpër një formë të jashtëzakonshme këtë edicion, duke udhëhequr Interin drejt fitoreve të njëpasnjëshme në kampionat. Përveç golave në kampionat, Icardi ka shënuar edhe tre në Ligën e Kampionëve, duke e bërë atë ndër sulmuesit më të rrezikshëm. Falë kësaj forme të jashtëzakonshme, Real Madridi po synon transferimin e tij qysh në afatin kalimtar të janarit. Sipas asaj që ka raportuar Marca, Los Blancos janë të gatshëm të paguajnë 150 milionë euro për ta transferuar Icardin në Santiago Bernabeu.

Icardi ka biseduar me Interin për një zgjatje të kontratës pasi ka thënë se ndihet i lumtur në Milano. Por duke parë këmbëngulësin e madrilenëve, argjentinasit mund t’i ndryshojë mendja. Real Madrid është i gatshëm t’i ofrojë një pagë prej 12 milionë euro në stinor, gjë që Interi nuk po mundet ta bëjë. Kujtojmë që klauzola e largimit e Icardit nga Interi është 110 milionë euro, por që vlen vetëm për afatin kalimtar të verës dhe jo për janar. 25-vjeçari këtë edicion ka shënuar nëntë gola në 12 takime dhe ka dhuruar dy asistime.