Skuadra e Real Madridit do të shpenzojë 500 milionë euro në përforcime për edicionin e ardhshëm, ka njoftuar të enjten “L’Equipe”.
Gazeta bën të ditur se më këtë buxhet që e ka në dispozicion, Reali synon t’i transferojë tre lojtarë gjatë verës në “Santiago Bernabeu”, transmeton Koha Ditore.
Dy prej futbollistëve që presidenti Florentino Perez i kërkon me çdo kusht të Reali, janë mesfushorët Eden Hazard dhe Paul Pogba. Hazard ka kontratë me skuadrën e Chelseat deri në vitin 2020 kurse Pogba ka kontratë me Manchester Unitedin deri në verën e vitit 2021.