Reali i Madridit ka vendosur të paguajë klauzolën 20 milionë euro të largimit të portierit të Ateltik Bilbaos Kepa Arrizabalaga, për ta transferuar që në janar në “Santiago Bernabeu”. Bisedimet e klubit bask dhe 23-vjeçarit për rinovimin e kontratës kanë dështuar përfundimisht, kështu që Bilbao është e detyruar ta lërë të largohet që në janar, për të mos e humbur në verë me parametër zero.
Reali, sipas të përditshmes AS ka ndërmend ta zyrtarizojë blerjen e Kepas gjatë javës së parë të janarit. 20 milionë mund të jenë shumë për një portier ende të pakonfirmuar me skuadrat e mëdha, por për “Los Blancos” nuk ka kohë për të humbur, pasi Kejlor Navas nuk po jep garancitë që kërkon një emër si Reali. Kepa pritët të firmosë një kontratë 6-vjeçare me kampionët e sapo-shpallur të Botës dhe do të përfitojë një pagë neto 3 milionë euro në sezon.