Ndonëse merkato nuk është hapur ende, te Reali dhe Barcelona kanë filluar të mendojnë që tani për lëvizjet që do të bëjnë. Të dyja klubet kanë një objektiv të njëjtë për sa i përket lojtarëve që duan të afrojnë në ekipet e tyre. Pierr-Emerik Obamejang pëlqehet shumë nga të dyja ekipet spanjolle, të cilat do të përpiqen ta afrojnë atë në ekipet e tyre respektive.
30-vjeçari shpesh herë është shprehur se dëshiron të vazhdojë karrierën në një ekip që luan në Ligën e Kampionëve, dhe një kalim te njëra nga këto ekipe është i mundshëm.
Sulmuesi nga Gaboni ka treguar një formë të shkëlqyer në Premier Ligë me Arsenalin, por aventura e tij me “Topçinjtë” mund të marrë fund në janar ose verën e ardhshme.