Real Madridi ka fituar “Champions League” numër 13, por nuk ka ndërmend të ndalet. Skuadra e Florentino Perez, në fakt, duket se ka filluar të planifikojë që tani sezonin e ardhshëm për t’i vënë në dispozicion trajnerit Zinedin Zidan një ekip në gjendje për të dominuar në Evropë dhe Spanjë. Sipas shtypit spanjoll, numri një i “Los Blancos” do të vërë në dispozicion plot 300 milionë euro për merkaton e ardhshme. Një shifër e çmendur që mund t’i shtohet shumës së fituar nga shitjet e Bale dhe Ronaldo. Objektivi i parë është Nejmar, por presidenti Al Khelaifi duket se nuk ka ndërmend të pranojë asnjë ofertë. Alternativat e brazilianit janë Hazard dhe Levandovski, por “Los Blancos” duan të përforcojnë dhe mbrojtjen. Në listën e kampionëve të Evropës është emri i qendërmbrojtësit të Inter, Milan Skriniar, por edhe ato të Donnarumma (Milan) dhe Alisson (Roma).