Real Madrid dëshiron blerjen e portierit të Athletic Bilbaos, Kepe Arrizabalaga. “Los Blancos” dëshirojnë të gjejnë një pasardhës për Keylor Navas. E përditshmja sportive madrilene “Marca” raporton se klubi nga Santiago Bernabeu dëshiron blerjen e portierit të Athletic Bilbaos, Kepe Arrizabalaga. Por, blerja e tij nuk do të jetë e lehtë, përcjell “lajmi.net”. Në kontratën e tij me klubin bask, Arrizabalaga, ka dëmshpërblim që ia lejon largimin nga klubi vetëm për një shifër të lartë prej 75 milionë euro.