Real-PSG, avancojnë në bisedime për Neymar

Los Blancos janë optimist, pa dhënë shumë hollësi për bisedimet. Barcelona janë duke u përpjekur që disa javë për të bërë një ofertë që do ta joshte PSG-në, por ata ende nuk janë as afër kësaj. Madridi, në anë tjetër, kanë pritur deri në fund të javës së kaluar dhe që disa ditë kanë bërë lëvizjet e para.

Madridi po ashtu besojnë se ata do të gjejnë mundësinë që  PSG ta shet Neymar, duke shfrytëzuar edhe marrëdhënien shumë të keqe mes katalunasëve dhe klubi francez, por dëshira e Neymar është Barcelona. Por, ata në Barcelonë presin një shenjë nga Neymar, këtë herë duke treguar preferencën e tij për lëvizje në Camp Nou, por braziliani nuk dëshiron që ta fus transferin e tij në udhëkryq por ai dëshiron vetëm largimi me çdo kusht nga Parc des Princes.

Kur kanë mbetur edhe 11 ditë nga mbyllja e afatit kalimtar, nuk ka ndonjë shenjë nga ata ende, që do të thotë se të dy palët duhet të ecin më shpejt.

Lojtarët që PSG po dëshiron ti përfshijë në këtë marrëveshje bashkë më 100 milionë euro janë Gareth Bale, Keylor Navas dhe James Rodriguez.

PSG e dëshiron një portier më se shumti dhe emri i kostarikanit është i pari në listën e tyre.