Real Madrid-Pepe, gjërat nuk po shkojnë aspak mirë. Negociatat për rinovimin e kontratës së portugezit deri tani kanë ngecur dhe arsyeja është kohëzgjatja e bashkëpunimit të dy palëve. Qendërmbrojtësi do që të firmosë për dy vite të tjera, me fundin e kontratës aktuale të përcaktuar në qershorin e ardhshëm. “Los Blancos” janë në valën e operacionit të rinovimeve me lojtarët kryesorë, teksa janë shumë pranë firmës me mbrojtësin Dani Carvajal dhe mesfushorin Isco. Problemi është 33-vjeçari Pepe, të cilit klubi nuk do t’i ofrojë më shumë se një vit në kontratën e re”, trasnemton “telesport”.
Real Madrid ka disa muaj që bisedon me agjentin e veteranit, Jorge Mendes, por asnjëra palë nuk ka ndërmend të bëjë lëshime. Nëse Pepe do të rinovojë ashtu siç do ai, për dy vite, atëherë do të festonte ditëlindjen e tij të 36-të në “Santiago Bernabeu”, i transferuar atje në vitin 2007. Arsyeja kryesore pse hierarkia madrilene ngurron t’i plotësojë dëshirën kampionit të dyfishtë të Evropës janë dëmtimet e shpeshta që ky i fundit ka pësuar në dy sezonet e kaluara. Pepe mund të firmosë para-kontratë me një skuadër tjetër pas datës 1 janar, me klube si Chelsea dhe United të interesuar.