Reali ka arritur një fitore gjysmake në gjyqin ndaj FIFA-s në CAS. Kjo e fundi ka vendosur që të reduktohet në vetëm një merktao pezullimi i transferimeve. Kjo do të thotë se në janar Realinuk do të kryejë dot asnjë transferim, por në verë do të jetë i lirë ta bëjë diçka të tillë. Edhe gjoba prej 360.000 frangash zvicerane është ulur në 240.000, ndërkohë që Reali ka shkruar në faqen e vet zyrtare: “Vendimi evidenton padrejtësinë e dënimit fillestar nga FIFA, edhe pse na vjen keq që CAS nuk e anuloi tërësisht dënimin”.