Real Madridi refuzon Tottenhamin për Asension

Tottenham Hotspur ka kërkuar përsëri shërbimet e Marco Asension, por që janë refuzuar prapë nga Real Madridi. Për dy vite radhazi, Spurs janë duke kërkuar të largojnë Asension nga Bernabeu pasi është një nga lojtarët që pëlqejnë më shumë. Sipas gazetës AS, klubi anglez kontaktoi Real Madridin këtë javë për të pyetur rreth Asensios, por përgjigja ishte negative.

Drejtuesit e klubit mbretëror ia bënë të qartë Tottenhamit se xhevahiri i tyre spanjoll nuk është në shitje. Drejtori i Përgjithshëm i Realit, Jose Angel Sanchez bëri të qartë se çdo klub që është serioz në lidhje me nënshkrimin e mesfushorit duhet të respektojë klauzolën në kontratën e lojtarit me shumën e 700 milionë eurove.

Sa i përket Zidanes, Asensio nuk shkon askund. Ishte ai që tregoi besimin më të kur u bashkua nga Espanyol në vitin 2016 dhe e sheh atë si një nga komponentët kryesorë në projektin e tij të ri, ndërsa edhe drejtuesit besojnë tek ai.

Asensio është nën kontratë deri në vitin 2023, ndërsa spanjolli është lidhur edhe me klube tjera nga Liga Premier dhe Serie A.