Andres Avelino Junquera ka ndërruar jetë në moshën 73-vjeçare. Junquera njihet si portieri i Real Madridit nga viti 1966-1975, që në 9 vite në Madrid arriti të fitojë 8 trofe, kampionate dhe 3 Copa del Rey.
Në vitin e tij të parë me fanellën e “Los Blancos”, që përkon me sezonin 1967-68, spanjolli fitoi çmimin “Zamora”, një vlerësim për portierin më të mirë të sezonit.
I lindur në vitin 1946 në Asturias të Spanjës, karrierën Junquera e nisi me skuadrën e Langero, nga ku kaloi në Madrid, ndërsa në fund e mbylli me skuadrën e Real Zaragoza.