Udhëheqësia e La Ligës nuk e pranoi kërkesën e Real Madridit për të shtyrë ndeshjen kundër Osasunas, duke konfirmuar se ndeshja në Pamplona do të luhet sonte në kohën e caktuar.
Paraprakisht, kampioni aktual spanjoll kërkoi datë të re për ndeshjen, pasi meteorologët paralajmëruan se rajoni Pamplona pasdite do të goditet nga stuhia e dëborës Filomena.
Ekspedita e Realit fluturoi nga aeroporti i Madridit mbrëmë me një vonesë prej tre orësh dhe arriti në Pamplona natën vonë.
Për shkak të stuhisë së dëborës që shkaktoi kaos në trafik në pjesë të Spanjës, ndeshja e sotme në kampionatin spanjoll midis Atletiko Madridit dhe Atletiko Bilbaos tashmë është shtyrë, dhe derbi i madh midis Real Madridit dhe Barcelonës në ligën e parë spanjolle në garën e grave nuk do të luhet.