Real Madrid është një nga skuadrat që po kalon formë shumë të mirë në këtë edicion. “Los Blancos” e kanë rritur efikasitetin e shënimit të golave, mirëpo poashtu klubi nga Madridi janë të jashtëzakonshëm edhe në vijën e mbrojtjes.
Në edicionin 2019/20 Los Blancos kanë shënuar 2.11 gola për ndeshje, shumë më mirë sesa 1.45 golat e tyre për ndeshje sezonin e kaluar. Real Madrid ka statistika të mrekullueshm edhe në fazën e mbrojtjes. Mbrojtja e tyre është më e mira në pesë ligat kryesore të Evropës, shkruan Gazeta Blic, përcjellë gazeta Koha.
Los Blancos kanë lejuar vetëm 12 gola dhe së bashku me Atletico Madrid, ata kanë mbrojtjen më të mirë këtë sezon.
Liverpooli i ka lënë rivalët e tyre të shënojnë 14 herë, ndërsa Borussia Monchengladbach ka mbrojtjen më të mirë në Bundesligë me 18 gola të pranuar.
Interi ka pranuar më pak gola të se çdo skuadër tjetër në Serie A me 16, ndërsa drejtuesit e Ligue 1 Paris Saint-Germain kanë pranuar 13 gola.