‘Los Blancos’ janë duke synuar edhe një tjetër përforcim të madh pas emrave si Hazard, Jovic e Mendy. Sipas ‘Corriere della Sera’, Madrid kanë shfaqur përsëri interesim për yllin e Romës, Nicolo Zaniolo, transmeton lajmi.net, përcjellë gazeta Koha.
20 vjeçari ka qenë i lidhur ngushtë me një kalim në ‘Bernabeu’ sezonin e kaluar, dhe tani po rikthejnë interesimin për të, me zërat për shitjen e Bale që po rriten.
Thuhet se skuadra e Tottenham është ajo që po prinë garën për Zaniolo, kurse Juventus kanë zbehur interesimin për italianin.
Zaniolo kaloi tek Roma në sezonin e kaluar, nga Inter, si pjesë e marrëveshjes për transferimin e Radja Nainggolan.