Real Madrid po kalon thatësirën më të keqe në 33 vite pas humbjes befasuese 1-0 ndaj Deportivo Alaves ditën e shtunë. Goli i Manu Garcia-s në sekondat e fundit të takimit i kanë dhënë fitoren ekipit modest, pas një tjetër paraqitjeje të dobët në sulm nga Madrid. Skuadra e Julen Lopetegui-t tani ka katër ndeshje radhazi pa shënuar gol në të gjithë kompeticionet, pasi nuk ka gjetur rrjetën edhe ndaj Sevilla-s, Atletico Madrid dhe CSKA Moscow. Herën e fundit që Los Blancos kanë shkuar katër ndeshje pa humbur është prilli i 1985-ës. Gjatë asaj kohe ecuria negative zgjati për pesë ndeshje. Pas pushimit të ndeshjeve ndërkombëtare, Los Blancos do të mundohen t’i japin fund thatësirës përpara portës teksa do të presin Levante-n në Bernabeu më 20 tetor.