Mauro Icardi i ka bërë me dije Interit se dëshiron të largohet në drejtim të Real Madridit. Pasi ia hoqën shiritin e kapitenit dhe ia morën penalltitë, sulmuesi argjentinas dëshiron të transferohet në verë te skuadra spanjolle, përcjell lajmi.net nga Don Balon, transmeton gazeta Koha. Real Madrid do t’i paguajë 110 milionë euro për transferimin e Icardit nga Interi. Argjentinasi do të nënshkruajë kontratë katër vjeçare, me një pagë rreth 18 milionësh në sezon.