Real Madridi është favorit për shërbimet e mesfushorit Eduardo Camavinga, që është pjesë e ekipit nga Franca, Rennes. Mediumet e huaja kanë raportuar të enjten se Real Madridi po insiston në transferimin e Camavingas gjatë afatit kalimtar të janarit dhe tashmë i ka bërë ofertë ekipit francez.
Madrilenët janë të gatshëm të paguajnë 30 milionë euro për mesfushorin, që pëlqehet shumë nga trajneri Zinedine Zidane. 17-vjeçari, këtë edicion ka realizuar një gol e një asistim në 13 ndeshje në të gjitha garat për Rennesin, me të cilin ekip ka kontratë deri në vitin 2023. Ai në muajin shtator debutoi edhe me Përfaqësuesen e Francës dhe ka shënuar një gol në dy paraqitje.