Ndeshjet derbi janë gjithmonë të veçanta Shkojnë përtej klasifikimit, përtej sportit, fushës dhe kritikave. Kush fiton ka të drejtën të pushtojë qytetin, ndërsa humbësit janë të detyruar të fshihen. Në kryeqytetin spanjoll luhet Real-Atletico, një ndeshje që do të ketë shumë sfida brenda sfidës: Lopetegui kundër Simeone, Bale kundër Griezmann. Kush do të fitojë? Por, mbi të gjitha, sa vlejnë dy skuadrat? Shumë. Madje, tepër. Pothuajse 2 miliardë euro.
Real Madrid
Sipas “Transfermarkt”, Lopetegui ka në dispozicion një organikë me vlerë 969 milionë euro. E thënë kështu duket një shifër astronomike, por mund të jetë edhe më e ulët nga sa është vlera reale e skuadrës. Për shembull, faqja që mbledh informacione mbi botën e futbollit e vlerëson Luka Modric 25 milionë euro, një shifër shumë e ulët për “The Best”, pavarësisht moshës së tij. Më pas vijnë Bale, Marcelo, Isco dhe Ramos, që, sipas “Transfermarkt”, kanë një vlerë 270 milionë euro në total. Duket pak, apo jo?
Atletico
Për sa i takon Atletico Madrid, vlerësimi i përgjithshëm i skuadrës është 807 milionë euro, gjithmonë sipas “Transfermarkt”. Me përjashtim të disa lojtarëve, vlerësimet janë të pranueshme. Vlera e Griezmann, për shembull, është 120 milionë euro, por qendërmbrojtësi Savic, i cili është i dëmtuar, vlen pesë milionë euro më pak se Ramos. Përveç Griezmann, lojtarët me vlerën më të lartë (70 milionë euro) janë Oblak, Saul, Lemar dhe Koke.
Stoli i “Los Blancos”
Lajmi i vërtetë është një tjetër: sa “pará” do të lënë në stol dhe tribunë Simeone me Lopetegui? Sipas disa llogaritjeve të bëra nga spanjollja “AS”, mes dëmtimeve dhe lojtarëve që nuk janë grumbulluar, do të lihen jashtë fushe 500 milionë euro. Janë rreth 314 milionë euro që Lopetegui do të lërë jashtë fushës, mes të cilëve janë 75 milionët e të dëmtuarit Isco dhe 60 të Marcelo-s, i cili nuk do të jetë gjithashtu në fushën e lojës.
Stoli i “Colchoneros”
Simeone duket se ka qenë pak më i kujdesshëm ndaj bilancit: milionë e lënë jashtë fushës janë ‘vetëm’ 192,8 milionë euro, 40 prej të cilve janë të dëmtuarit Stefan Savic. Gjithsesi, “Cholo” do të hedhë në fushën e lojës një formacion me vlerë 615 milionë euro.