Pas sezoneve në Santiago Bernabeu, mediat spanjolle raportuan se mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos, dëshiron të largohet nga Madridi këtë verë. Gjermani e ka quajtur këtë lajm “të rremë”. E përditshmja spanjolle, raportoi sot se Toni Kroos dëshiron të largohet nga Real Madridi këtë verë, pasi që ky sezon në Spanjë nuk ka qenë shumë i mirë për të, transmeton Gazeta Express, përcjell gazeta Koha. Pretendohej se Real Madridi mund ta lejojë largimin e Kroosit pasi që paratë e fituara nga ai mund t’i shfrytëzojë për transferimin e Paul Pogbës apo Christian Eriksenit, të dy lojtarë që besohet që i pëlqejnë Zinedine Zidanit. Megjithatë, Kroos e shfrytëzoi llogarinë e tij në rrjetin social Twitter për ta mohuar këtë lajm të publikuar nga AS.
“Informacion plotësisht i rremë”, shkroi Kroos në Twitter.
Mesfushori gjerman u bë pjesë e skuadrës së Real Madridit verën e vitit 2014, kur u transferua nga Bayern Munichu për 25 milionë. Që nga atëherë, ai i ka fituar tre tituj të Ligës së Kampionëve, dy tituj të Superkupës së Evropës, një titull të La Ligës, një titull të Superkupës së Spanjës dhe katër tituj të Kupës së Botës për Klube.
Megjithatë, ky sezon nuk ka rezultuar të jetë shumë i suksesshëm për Kroosin, i cili në 38 paraqitjet e tij me Real Madridin e ka shënuar vetëm një gol dhe i ka asistuar gjashtë të tjera. Megjithatë, edhe këtë sezon ai e ka marrë medaljen e artë të Kupës së Botës për Klube.