Sulmuesi i Kombëtares, Bekim Balaj, u kap “mat” në krahët e modeles Kejvina Kthella në një nga klabet e Tiranës.
Në foton e publikuar nga “intv.al” ata dukeshin mjaft të afërt, por ka qenë Kejvina që në një prononcim për “iconstyle.al” ka treguar versionin e saj në lidhje me lajmin e bërë publik në mediat rozë.
“Nuk është e vërtetë që ne jemi të lidhur. Madje ne nuk kemi qenë aspak në tavolinë bashkë, ai ka qenë vetëm një moment që ai është afruar të më thotë diçka” – është shprehur modelja.