Pas dy viteve të qenurit baraz me “Topa të Artë” me Lionel Messin, ky i fundit e parakaloi Cristiano Ronaldon. Argjentinasi fitoi me plot meritë çmimin për herë të gjashtë të hënën, duke parakaluar me pikë Virgil van Dijkun, raporton Periskopi, përcjellë gazeta Koha.
Sidoqoftë, Ronaldo – edhe një herë tregoi se nuk mund ta përballojë humbjen – nuk ishte prezent në ceremoni. Ai vendosi të marrë pjesë në ceremoninë e çmimeve të Serie A, mirëpo edhe aty bëri probleme, duke qëndruar në veturë derisa nuk e kuptoi se kishte fituar çmimin.
Të gjithë u ngritën në këmbë, ata që janë të lidhur me Ronaldon, duke reaguar e duke u munduar ta nënvizojnë pse portugezi është më i mirë se gjithë të tjerët. E pjestarja e fundit e familjes Ronaldo që ka reaguar duke menduar se të gjithë e kanë gabim që nuk e votuan burrin e saj, është Georginia Rodriguez.
Ajo bëri një postim në Instagram ku shkruhej:
“I pakrahasueshëm, i pandalshëm, i guximshëm dhe i pakompromis. Janë statistikat dhe titujt dhe ti je ylli me rezultatet më të mira në to, me Ligën e Kombeve, Kupën e Italisë, një titull në Serie A dhe çmimin e lojtarit më të mirë në Serie A. Por nuk janë vetëm çmimet dhe titujt që flasin për ty, edhe pse ti ke aq shumë. Ajo që tregon më së shumti për ty është pasioni yt, dëshira jote për t’u rikthyer dhe puna ekipore. Ti je inspirim në futboll dhe sport për miliona dhe miliona njerëz. Ti nuk i frikësohesh sfidave dhe del nga zona e rehatisë tënde, duke parakaluar veten dhe duke i treguar botës se je numri 1. Të dua”, shkruan në profolin e saj zyrtar në Instagram, Georgina.