Shkup, 6 qershor – Ambasada e Federatës Ruse në Maqedoni përmes një kumtese për mediat i komenton pohimet e “Qendrës për hulumtimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit” se Federata Ruse gjoja është duke u përzier në punët e brendshme të Maqedonisë dhe i vlerëson si jokompetente. “Pohimet e ‘Qendrës për hulumtimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit’ të sponsorizuar prej fondeve shtetërore amerikane dhe Xhorxh Soros, se Rusia gjoja po përzihet në Punët e Brendshme të Republikës së Maqedonisë, karakterizohen me jokompetencë profesionale frapante, fantazi të pakufizuar, por tërësisht përputhen në kuadër të histerisë antiruse që e përhap Perëndimi. Sipas logjikës së saj të shtrembëruar, zhvillimi i marrëdhënieve me Rusinë, duke i përshirë edhe lidhjet tregtaro-ekonomike, kulturore, arsimore madje dhe humanitare paraqet kanosje për Maqedoninë”, thuhet në komentin e Ambasadës ruse. Theksohet se vala aktuale e dezinformatave për politikën e Rusisë në marrëdhënien e Maqedonisë u shkaktua prej asaj që është shkruar në edicionin londinez “Sandej Tajms” prej nga fundi i prillit dhe fillimi i majit të këtij viti. “Të përgënjeshtrohen lapsuset dhe fejk-informacionet e shumta prej të gjitha këtyre shkrimeve të porositura dhe “hulumtimeve” pseudogazetareske është punë pa perspektivë dhe e kotë. Qëllimi i tyre është i qartë, ndërsa është minim i prestigjit pozitiv të Rusisë në Maqedoni dhe në mbarë Ballkanin, vështirësimin e marrëdhënieve tona miqësore me vendet e rajonit por edhe shpëtimin e prestigjit të rënë në mënyrë drastike të Perëndimit për shkak të involvimit të tij të paskrupullt në punët e Brendshme të Maqedonisë dhe mbështetjen e “Platformës së Tiranës”, e cila paraqet kanosje për stabilitetin e shtetit. Fakti se nismëtarët dhe autorët e kësaj fushate rusofobe shfrytëzojnë provokime të ashpra dhe falsifikimet dëshmojnë vetëm se ata humbasin në garën korrekte të ideve dhe të vlerave në politikën ndërkombëtare dhe nuk kanë se pse ta kundërshtojnë Rusinë përveç falsifikimeve dhe lajmeve të rrema”, potencohet në komentin e Ambasadës së Federatës Ruse.